Dukagjini luan për histori, Ferizaj për ta shpëtuar sezonin – Futbollistët me pritje të mëdha për finalen e Kupës së Kosovës

Prishtinë | 19 Maj 2026 | 15:39 | Nga Ekonomia Online

Futbollistët e Dukagjinit dhe Ferizajt me emocione dhe përkushtim janë duke e pritur betejën e madhe të finales së Kupës së Kosovës, që do të zhvillohet pas dy ditësh në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Në një intervistë për Klankosova Mërgim Pefqeli i klubit nga Klina dhe Erion Sadriu nga Ferizaj, kanë treguar se janë të gatshëm për finalen e madhe.

Pefqeli tha se do të japin maksimumin në fushë, duke e konsideruar këtë përballje si një ndër ndeshjet më të rëndësishme të sezonit.

“Po, normalisht që është një nga ndeshjet më të rëndësishme të sezonit, sepse një finale gjithmonë ka peshë të veçantë dhe të gjithë duam ta mbyllim sezonin me trofe”, ka thënë Pefqeli.

Pefqeli gjithashtu u bëri thirrje tifozëve të Dukagjinit që të jenë prezent në këtë ndeshje të rëndësishme.

“Momentet më të veçanta kanë qenë fitoret e rëndësishme dhe mbështetja e tifozëve në çdo ndeshje. Ato emocione të japin forcë ekstra. Dua t’i falënderoj tifozët për përkrahjen e vazhdueshme. Shpresojmë t’i bëjmë krenarë dhe premtojmë që do të japim maksimumin në finale” ka thënë ai.

Të ngjashme