Dukagjini – Trepça ’89, formacionet zyrtare

Prishtinë | 28 Maj 2021 | 15:49 | Nga Ekonomia Online

Sot zhvillohet ndeshja vendimtare e barazhit, e cila përcakton skuadrën që luan në Superligë gjatë edicionit të ardhshëm.

Dukagjini kërkon promovimin në Superligën e Kosovës, ndërsa Trepça ’89 do të kërkojë të shmang rënien nga liga elitare e Kosovës.

Dukagjini arriti të mposht Flamurtarin në ndeshjen e barazhit të Ligës së Parë të Kosovës me rezultat 2-1 dhe me këtë fitoi mundësinë e një ndeshje për Superligë.

Në anën tjetër Trepça ’89 pas një sezoni me turbulenca, u ndal në vendin e tetë, që i bije të luajë në barazh.

Ndeshja zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri”, në Prishtinë dhe fillon në ora 16:00.

Formacionet zyrtare:

Dukagjini: Muhaxhiri; Basri, Syla, Kutllovci, Gashi, Hasanaj, Jashanica, Millaku, Merlaku, Osmani, Mulaj.

Trepça ’89: Tofiloski; Pllana, Berisha, Mashau, Ard. Muja, Nimani, Darwish, Arb. Muja, Shala, Mphakamiseni.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme