Të martën rreth orës 23:20 një person derisa kishte qenë duke e drejtuar veturën me targa vendore në magjistralen Ferizaj-Prishtinë, për shkaqe të panjohura ishte qëlluar me armë zjarri nga person/a të panjohur .
Sipas raportit 24-orësh të Policisë, viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor.
“Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore ku kanë gjete dhe sekuestruar 6 gëzhoja të fishekëve të armës së zjarrit. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i cili e ka bërë cilësimin e veprës penale, dhe ka urdhëruar hapjen e hetimeve intensive”, thuhet në raportin e Policisë.