Qeveria e Kosovës, ka miratuar Projektligjin kundër Dukurive Negative në Sport, raporton Ekonomia Online.
Zëvendësministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS), Daulina Osmani, tha se pas konsultimeve me komunitetin sportiv dhe federata, kanë përgatitur përgatitur Projektligjin, i cili bazohet në standarde konkrete të Këshillit të Evropës dhe standardeve evropiane sportive.
“Pra dhuna në sport zhvillohet në konteste të ndryshme, si në dhunë fizike e psikike. Për të adresuar këtë dukuri që është reale në sport, pas konsultimeve me komunitetin sportiv dhe federata, kemi përgatitur Projektligjin kundër Dukurive Negative në Sport, i cili bazohet në standarde konkrete të Këshillit të Evropës dhe standardeve evropiane sportive”.
“Ky Projektligj definon dhunën në sport dhe obligon strukturat sportive që të punojnë në parandalimin dhe sanksionimin e kësaj dukurie”, tha Osmani.