Presidenti i Llapit, Nexhat Dumnica ka mohuar lajmin se trajneri, Bylbyl Sokoli mund të largohet nga skuadra.
Sipas tij, Sokoli është nën kontratë dhe nuk ka ndërmend të largohet nga skuadra.
“Bylbul Sokoli ka edhe një vit kontratë dhe me mundësi vazhdimi edhe për një tjetër. Lajmet për largimin e tij janë të pavërteta”, ka thënë Dumnica në një prononcim për Indeksonline.
Trajneri ka nënshkruar me Llapin në fund të sezonit të kaluar pas largimit të Tahir Batatinës.