Deputetja nga radhët e LDK-së, Vlora Dumoshi ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtuetuese lidhur me rastin e shkarkimit të Kimete Gashi, nga pozita e anëtares së Bordit të Organit Shqyrtues të Prokurimit (OSHP).
Sipas Dumoshit, vendimi i Gjykatës është një fitore e Kushtetutshmërisë dhe demokracisë në Kosovë.
Postimi i plotë:
Edhe një fitore Kushtetustshmërisë dhe demokracisë në Kosovë.
Gjykata Kushtetuese edhe njëherë konstatoi se LVV dhe partnerët e saj, përmes Kuvendit kanë shkelur Kushtetutën e Kosovës
Gjykata Kushtetuese sot ka njoftuar se ka marr vendim lidhur me vlerësimin e kushtetutshmërisë së Vendimit të 13 korrikut 2023 të Kuvendit të Republikës së Kosovës, për shkarkimin e zonjës Kimete Gashi nga pozita e anëtares së Bordit të Organit Shqyrtues të Prokurimit (OSHP).
Në këtë rast Gjykata ka vendosur, me tetë (😎 vota për dhe një (1) kundër, që Vendimi i 13 korrikut 2023 i Kuvendit të Republikës së Kosovës për shkarkimin e anëtares së Bordit të OSHP-së, nuk është në përputhshmëri me paragrafin 9 të nenit 65 [Kompetencat e Kuvendit] dhe paragrafin 1 të nenit 142 [Agjencitë e Pavarura] të Kushtetutës.
Ua kujtoj se kërkesën për vlerësimin e kushtetutshmërisë së Vendimit është parashtruar në Gjykatë nga unë dhe është mbështetur nga njëmbëdhjetë (11) deputetë tjerë të Kuvendit të Kosovës.