Ministrja në detyrë e Kulturës, Vlora Dumoshi i ka dhënë lamtumirën e fundit aktores Leze Qena e cila vdiq dje në moshën 85 vjeçare.
Varrimi i aktores është bërë në ora 16:00 në varrezat e qytetit në Dragodan.
Ministrja Dumoshi ka bërë homazhe dhe ka marrë pjesë në varrimin e Leze Qenës.
Ajo përmes një postimi në Facebook ka shkruar fjalë prekëse për aktoren: Skenën e teatrit e mbylle, dashurinë e madhe e le tek ne.
Lamtumirë, Leze Qena!