Dumoshi: Ministrja e jashtme na paska thurr vargje lavdatash, vargje koti

Prishtinë | 27 Gus 2021 | 16:23 | Nga Ekonomia Online

Ish-ministrja e Kulturës Vlora Dumoshi e ka quajtur ministren e jashtme Donika Gërvalla shembull i së keqes.

Ajo përmes një postimi në Facebook ka shkruar se shkrimet e ministres janë vargje koti.

“Ministrja e jashtme na paska thurr vargje lavdatash, vargje koti. Jeni të ligë, fjalet nuk të ndihmojnë dot Donikë. Të dy bashkë shembull i së keqes brenda e jashtë”, ka shkruar ajo.

Ministrja e jashtme na paska thurr vargje lavdatash, vargje koti. Jeni të ligë, fjalet nuk të ndihmojnë dot Donikë. Të dy bashkë shembull i së keqes brenda e jashtë.
60 vdekje në katër ditë. Puna e ministrit të shëndetësisë po rikthehet drejt infektimit gjithandej nëpër Kosovë. Profesioni i Arbenit e diferencoj realitetin, e bëri dështim. Historinë profesionale të mjekësisë e solli në përballje me jeten. Rastet e vdekjes janë bërë të pashmangshme, te burrat e grat, djemt e vajzat e reja. Kjo heshtje në këtë ballafaqim është krim për detyrën që duhet t’i dal zot.
Kryeministri me vepra artistike bëhet ngushëllim për familjet që kanë humbur më të dashurit e tyre. Një qeveri e pamjaftueshme për t’u përballur me përgjegjësinë. Sinjal rekoredesh në kapitullin e pandemisë. Shpërthim masiv e alarm degradues për një vend kaq të vogël, sikurse ne! Tashmë kemi kuptuar që rrugen përpara duhet ta sigurojmë vet, udhëheqësit janë dorëzuar; kalkulimet e tyre politike po shndrrohen në shuarje njerzish.

Të ngjashme