Kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxheri, ka pritur në takim ministren për Kulturë, Rini dhe Sport, Vlora Dumoshi.
Muhaxheri e ka informuar ministren Dumoshi për gjendjen në Komunën e Pejës, sidomos në lëmin e sportit, kulturës dhe trashëgimisë kulturore, si dhe për nevojat e të rinjve në Pejë.
Statusi i plotë i tij:
Ministrja për Kulturë, Rini dhe Sport, znj. Vlora Dumoshi gjatë ditës së sotme na nderoi me vizitë në Komunën e Pejës, me ç’rast ka vizituar disa nga palestrat si dhe stadiumin e qytetit.
E informova për gjendjen në Komunën e Pejës, sidomos në lëmin e sportit, kulturës dhe trashëgimisë kulturore, si dhe për nevojat e të rinjëve në qytetin tonë.
Ministrja Dumoshi na premtoi përkrahje për të rinjtë e qytetit tonë, duke qëndruar sa më afër komunës në plotësimin e kërkesave dhe nevojave për qytetarët e Pejës.