Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, ka pritur në takim një grup të të rinjve të Kosovës, nga etni të ndryshme, raporton Ekonomia Online.
Dumoshi ka thënë se është kënaqësi kur organizatat rinore kërkojnë takime, duke shtuar se do të certifikojnë 400 të rinj si ndërmarrës.
“Në këtë kohë pandemie keni bërë një punë të shkëlqyer dhe për mua jeni të mirëseardhur dhe do të kem gjithmonë kohë për ju”.
“Ne kemi paraparë 400 të rinj të certifikojmë si ndërmarrës të rinj. Kjo rrjedhimisht reflekton me zhvillimin ekonomik të Kosovës. Për mu ka qenë kënaqësi që në Ranilluk u dhanë certifikimet e para”.
Egzona Shala, drejtoreshë e EKOS-it, falënderoi ministren Dumoshi për përkrahjen në emër të rinisë.
“Këta kanë shprehur vullnetin me ardhur dhe me krijuar një komunikim të ndërsjellë. Por kësaj here kanë qenë të komuniteteve dhe është vërejtur një angazhim nga ministria e Kulturës”, tha Shala, raporton EO.
Valentina Aliu, kryetare e Këshillit të Veprimit Rinor Lokal në Obiliq, ftoi ministren për vizitë në këtë qytet për t’u njohur nga afër me problemet dhe aktivitet e të rinjve.