Përfaqësuesja e Kosovës në futboll sot zbret në fushën e stadiumit “Fadil Vokrri” për t’u përballur me kombëtaren e Moldavisë.
Ministrja për Kulturë, Rini dhe Sport do të jetë sonte në stadiumin “Fadil Vokrri” së bashku me kryeministrin Avdullah Hoti dhe ish-presidenten Atifete Jahjaga.
Këtë, e ka konfirmuar Dumoshi e cila përmendi se karrigat janë veshur nga “Dardanët” në mbështetje të fushatës senzibilizuese ‘Bëhu zëri im’ në përkrahje të të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë.
“Bashkë me Kryeministrin Hoti dhe ish-Presidenten Jahjaga sapo vizituam stadiumin “Fadil Vokrri” ku do të mbahet ndeshja e i cili sot është veshur nga “Dardanët” në mbështetje të fushatës senzibilizuese ‘Bëhu zëri im’ në përkrahje të të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë. Kjo kampanjë është përkrahur nga Federata e Futbollit të Kosovës dhe Ambasada Britanike në Prishtinë. Zëri i heroinave të Kosovës sot kumbon për fitoren e madhe”, ka shkruar ajo.