Ministrja e Kulturës Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi ka marrë pjesë në vënien e gurëthemelit për ndërtimin e stadiumit të qytetit në Gjakovë me vlerë 1 milion e 100 mijë euro, raporton Ekonomia Online.
Ministrja e MKRS-së Vlora Dumoshi, tha se me vënia e këtij gurëthemeli është falënderim për të gjitha gjeneratat për kontributin në sport.
Ajo më tutje u shpreh se do të shihet mundësia që edhe vitin e ardhshëm të ndajnë fonde për këtë pjesë.
“Ne sot me ndërtimin e këtij stadiumi i falënderojmë të gjitha gjeneratat qe kanë dhënë kontribut për futbollin. Ne si Ministri e Kulturës Rinisë dhe Sportit e cila është në vlerë 1 milion e 100 mijë euro por edhe me rishikim edhe vitin e ardhshëm do të shikojmë për financim që të jetësohet ky projekt sepse është shumë i domosdoshëm për komunën e Gjakovës, për të gjithë njerëzit, për gjeneratat”, tha Dumoshi.
Kryetari i Gjakovës Ardian Gjini tha se pëe këtë projekt ka pasur debat të ashpër gjatë dy viteve por që me ministren Dumoshi kanë pasur mirëkuptim maksimal.
Kurse kryetari i Gjakovës, Ardian Gjini. “Dy vite luftë kemi bërë për të nisur, herë dilnin fondet herë u heqshin, e kryem projektin pak më ambicioz se të tjerët që kanë pritur por, ky projekt duhet të mbijetojë shumë gjatë. Me ministren Dumoshi s’kam pas nevojë me luftu hiq menjëherë e kemi operacionalizu”, tha Gjini.