Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, ka uruar për fitoren e Joe Bidenit, president i ShBA-së.
“Joe Biden – President i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Amerika garantuese e shtetësisë së Kosovës dhe forcë mbrojtëse e Republikës sonë. Gëzuar Amerikë!”, ka shkruar Dumoshi, në faqen e saj në Facebook.