MVP-ja i vitit 2014, Kevin Durant, është larguar pas tre vjetësh te Golden State Warriors duke kaluar te Brooklyn Nets.
Durant do të nënshkruajë një kontratë në vlerë prej 164 milionë dollarësh për katër vjet.
Atij do t’i bashkohet edhe ish-kampioni i NBA-së, Kyrie Irving, po ashtu për katër vjet, por për një pagë më të vogël prej 141 milionë dollarësh në vit.
Ata kanë pranuar më pak para në mënyrë që t’iu bashkohet qendra DeAndre Jordan i cili do t’i përfitojë 40 milionë dollarë për katër vjet.
Gjithashtu, Nets e kanë transferuar edhe Garrett Temple për 10 milionë brenda dy vjetësh.