Durmishi: Ende s’kemi datë për hapjen e Urës së Ibrit

Prishtinë | 14 Gus 2024 | 12:54 | Nga Gzim Mujaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Zëvendësministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Hysen Durimishi ka thënë për Ekonomia Online se si qeveri ende nuk kanë një datë të saktë se kur do të hapet ura mbi lumin Ibër në Mitrovicë.

Ai ka thënë se pas draft-raportit që kanë pranuar dje, tani janë në pritje të raportit final për gjendjen e urës. 

Ai sa i përket draft-raportit që kanë pranuar dje, tha se në bazë të matjeve, në bazë të testimeve që janë bërë konstaton se ura është stabile pa as një kufizim ngarkesash në urë dhe në bazë të gjitha normave të projektimit sipas normave të Euro-kodit.

“Në fakt detyrë e Ministrisë sonë ka qenë që përmes një kontrate që e kemi pasur ta përcaktojmë stabilitetin mbi lumin Ibër dhe ne i kemi zhvilluar të gjitha ato procedura, testime dhe dje e kemi marr raportin preliminar, draft-raportin i cili në bazë të matjeve që janë bërë, në bazë të testimeve që janë bërë konstaton se ura është stabile pa as një kufizim ngarkesash në urë, në bazë të gjitha normave të projektimit sipas normave të Euro-kodit”, ka thënë Durmishi.

Ai ka thënë se janë në pritje të raportit final, i cili do të bëhet publike brenda pakë ditësh, por që nuk presin që do të këtë ndonjë ndryshim, pasi metodat dhe instrumentet që janë përdorur për testime janë metoda shumë të avancuara.

Ai ka shtuar se nuk kanë një datë të saktë se kur do të hapet ura, dhe në momentin që do ta kenë do ta bëjnë publike për media.

“Ne po e presim raportin final i cili do të vije shpejt brenda disa ditëve që ta kemi raportin final, mirëpo nuk presim që do të këtë ndonjë ndryshim, sepse metodat që janë përdorur për testime janë metoda shumë të avancuara, instrumente të cilat janë përdoru për testime janë shumë të avancuara dhe nuk do të ketë ndonjë ndryshim. Ura mbi lumin Ibër është stabile që të qarkullojnë jo vetëm këmbësorët por edhe automjete. Kur ta kemi datën do të ju njoftojmë juve mediave”, ka thënë ai.

Të ngjashme