Hysen Durmishi, funksionar i Vetëvendosjes, është shprehur i pakënaqur me vendimin e sotëm të Gjykatës Kushtetuese, e cila mbështeti dekretin e presidentit Thaçi, duke i hapur rrugë formimit të qeverisë Hoti.
Në një postim në Facebook, Durmishi ka shkruar e vendimi u Kushtetueses është (për VV-në aq i keq) sikur ta kishte shkruar vetë Thaçi.
POSTIMI I PLOTË:
Vendimin e gjykatës kushtetuese e ka shkruar Hashim Thaçi. Ky veç interpretim i kushtetutës nuk është.
Me këtë interpretim Hashimi sonte i shpalli luftë popullit.
Veç edhe ju të tjerët që po rreshtoheni pas tij duhet ta dini që nuk luhet me vullnetin e popullit.
Sepse vullneti i ndrydhur kur shpërthen nuk e di ku përfundoni.