Klubi i Ligue 1 të Francës, Nice ka njoftuar se nuk do ta përdorë opsionin për transferimin e mbrojtësit shqiptar të Lazios, Riza Durmishi dhe sulmuesit anësor të Napolit, Adam Ounas.
Nice në faqen zyrtare ka njoftuar se dy futbollistët do të kthehen te klubet e Serie A menjëherë, pasi që stinori në Ligue 1 të Francës nuk do të vazhdohet për shkak të Coronavirusit.
Nice po ashtu ka vendosur të mos e blejë as mbrojtësin e Barcelonës, Moussa Wague.
Durmishi ka luajtur vetëm pesë ndeshje te Nice që kur u huazua në janar nga Lazio. Mbrojtësi i majtë 23-vjeçar ka kontratë me Lazion deri në verën e vitit 2023. Ai i ka luajtur 23 ndeshje me Danimarkën.