Durmishi: Ura mbi Ibër do të jetë gati për qarkullim në shtator, trarët kryesor u vendosën

Prishtinë | 03 Gus 2025 | 18:40 | Nga Ekonomia Online

Zëvendësministri në detyrë i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Hysen Durmishi, ka njoftuar se janë vendosur trarët kryesor në urën mbi lumin Ibër.

Sipas tij, në shtator ura do të jetë e gatshme për qarkullimin e automjeteve e këmbësorëve.

Postimi i plotë:

Vendosen trarët kryesor në urën mbi lumin Ibër

Një muaj e dy ditë prej kur filluam. U betonuan pilotat e betonit, u përgatitën, armuan e betonuan themelet e urës, u përgatitën, armuan e betonuan shtyllat e urës. Dje e sot u vendosën 18 trarë të cilët ishin përgatitur, armuar e betonuar në një punishte në Bair të Mitrovicës.

Tani na ka mbetur edhe betonimi i pllakës dhe shtresa e asfaltit.

Në shtator ura do të jetë e gatshme për qarkullimin e automjeteve e këmbësorëve.

Të ngjashme