Në Ditën Ndërkombëtare të Aviacionit Civil. U.D i ministrit në detyrë të Infrastrukturës, Hysen Durmishi e cilësoi të sigurt Aviacionin civil, raporton Ekonomia Online.
Durmishi në fjalën e tij përmendi se në vitin 2000 kanë qenë 400 mijë udhëtarë ndërsa në këtë vit 4.5 milionë udhëtarë.
“Jam i lumtur që sot jam në mesin e komunitetit të aviacionit civil të Republikës se Kosovës dhe ju uroj. Shënimi i kësaj dite është i qëlluar sepse shteti ynë mund të mburret me arritjet e sektorit të aviacionit civil. Duke pasur parasysh se pas luftës na është dashur të fillojmë nga zero. Të dhënat historike të trafikut ajror në këtë çerek shekull janë mbresëlënëse në vitin 2000 patëm 400 mijë udhëtar ndërsa në vitin 2025 presim mbi 4.5 milionë udhëtarë. Mburremi me konsilidimin e autoriteteve profesionale të cilat kanë ngritur kapacitete teknike për mbikëqyrjen e sigurisë dhe sigurimit të aviacionit civil. Ju inkurajoj të jeni vigjilent në detyrat e juaja implementuese që niveli i sigurisë të mbetet me standarde ndërkombëtare. Inspektorët e aviacionit civil janë aset i çmuar i shtetit duke garantuar transport të sigurt për publikun që udhëton për dhe nga Kosova por duhet të mburremi me infrastrukturën që e kemi bërë në dispozicionin për aterimet ajrore”, tha Durmishi.
