Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi ka thënë se në gjithë territorin e Kosovës janë duke punuar kompanitë e mirëmbajtjes dhe se rrugët janë të kalueshme.Durmishi tha se si pasojë e reshjeve të vazhdueshme, pjesëmarrësit në komunikacion duhet të kenë kujdes të shtuar.Ne vazhdimisht jemi në teren. Në gjithë territorin e Kosovës kompanitë e mirëmbajtjes janë vazhdimisht duke punuar. Megjithë punën e pandërprerë, reshjet e borës janë të vazhdueshme, prandaj kërkojmë nga të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion për kujdes të shtuar dhe përshtatje me kushtet në rrugë. Në përgjithësi të gjitha rrugët janë të kalueshme”, ka shkruar ai në Facebook.