Durmishi priti delegacionin e bizneseve franceze

Prishtinë | 05 Shk 2026 | 17:29 | Nga Ekonomia Online

Ministri në detyrë i Mjedisit, Hysen Durmishi, priti dje në ambientet e Ministrisë Ambasadorin e Francës në Kosovë, Shkëlqesinë e Tij Olivier Guérot, dhe një delegacion të gjerë të bizneseve franceze, të cilët vizitojnë Kosovën në kuadër të Dita e Bizneseve Franceze 2026.

Gjatë tryezës së rrumbullakët, Ministri Durmishi theksoi se “Qëllimi ynë është prezantimi i mundësive të reja të investimit, forcimi i bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Francës, dhe identifikimi i fushave konkrete për zgjerimin e aktiviteteve të bizneseve franceze në vend, me fokus në projektet infrastrukturore dhe mbrojtjen e mjedisit.”

“Bizneseve franceze që po qëndrojnë në Kosovë u urojmë një vizitë të këndshme dhe një eksplorim të suksesshëm të mundësive të shumta për investim që ofron vendi ynë” theksoi Durmishi.

Të ngjashme