Durrës: Arrestohen dy persona, dyshohet se morën peng katër kosovarë

Prishtinë | 26 Kor 2023 | 10:43 | Nga Ekonomia Online

Dy persona janë arrestuar nga policia.

N.Xh, 49 vjeç dhe D.K, 48 vjeç, në kohëzgjatje prej 45 minutash i kanë marrë peng katër kosovarë, duke i mbyllur në garazhin e një banese në lagjen 13 në Durrës, ku ata kishin shkuar për pushime.

Sipas Policisë së Shtetit, rasti kishte ndodhur me pretendimin se ata nuk e kishin kryer pagesën e akomodimit.

“Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit përcjell Klankosova.tv

Të ngjashme