Dushi i LDK-së pas kërkesës së presidentes Osmani ndaj Gjykatës Kushtetuese: Blerje kohe

Prishtinë | 22 Kor 2025 | 17:18 | Nga Ekonomia Online

Anëtari i LDK-së, Florian Dushi, po e sheh si blerje kohe kërkesën e presidentes, Vjosa Osmani drejtuar Gjykatës Kushtetuese për bllokadën në Kuvend.

Ai ka thënë se çështja kryesore është vendosja e masës së përkohshme ndaj aktgjykimit të Kushtetueses prej një muaji për zhbllokimin e Kuvendit.

“Blerje kohe! Kerkesa drejtuar sot Gjykatës Kushtetuese, duket se përveç shumë detajeve që janë ngritur, ka edhe një çështje kryesore (esenciale): MASA E PËRKOHSHME (ndalja e rrjedhës së afatit)!” – ka shkruar ai në Facebook.

Të ngjashme