Zëvendësministri në detyrë i Drejtësisë, Florian Dushi ka thënë se Kosova ka hyrë në javën e tretë të ballafaqimit direkt me pandeminë, tashmë të njohur si Covid 19.
Në këto rrethana krijuara, fare të zakonshme për mbarë njerëzimin e edhe për qytetarët tonë, në Kosovë të gjithë po japin kontributin e tyre për të tejkaluar sa më shpejt dhe me sa më pak pasoja këtë pandemi globale tashmë.
Sikur kudo në botë, edhe në Kosovë, janë disa kategori të shërbyesve publik, siç janë mjekët por edhe kategori të tjera, të cilët me punën dhe angazhimin e tyre të jashtëzakonshëm po japin gjithçka nga vetja e tyre, në kujdes permanent të shëndetit publik në Kosovë.
Këtyre ditëve janë propozuar disa masa shtesë – mbështetëse për disa kategori të shërbyesve publik siç janë punëtorët shëndetësor, policët, zjarrfikësit dhe eventualisht ndonjë kategori tjetër, por duke anashkaluar stafin e përgjithshëm të Shërbimit Korrektues të Kosovës.
Mendoj se është e padrejtë mospërfshirja e stafit të SHKK-së, duke pasur parasysh ndjeshmërinë e përhershme të punës që ata kryejnë dhe përfitimin e shoqërisë sonë nga puna e tyre me qytetarët tonë të cilët në një moment të caktuar dhe në rrethana të caktuara kanë rënë ndesh me ligjin.
Prandaj, ashru siç edhe është kërkuar ditë më parë nga Ministria e Drejtësisë i bashkohem kërkesës që MF dhe Qeveria e Kosovës, ta përfshijë në listat e tyre për mbështetje financiare edhe gjithë stafin e SHKK-së, por, duke mos bërë asnjë dallim brenda tyre.