Katër vetura kanë pësuar dëme materiale nga aksidentet e ndodhura në Prishtinë, raporton Ekonomia Online.
Përveç dëmeve materiale, nuk raportohet për të lënduar.
“Rr. Xheladin Rekaliu, Prishtinë 12.01.2025-15:10. Është raportuar për një aksident trafiku në mes dy veturave, ku përveç dëmeve materiale nuk raportohet për të lënduar.
Rr. Gërmisë, Prishtinë 12.01.2025-20:00. Ka ndodhur aksident trafiku në mes të dy veturave, ku janë shkaktuar dëme materiale”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.