Osteoartriti është lloji më i shpeshtë i artritit dhe vetëm në Mbretëri të Bashkuar janë të prekur nga kjo sëmundje rreth 8.75 milionë njerëz.
Sipas ekspertëve të ndryshëm, gjuri është një nga nyejt më të prekur nga osteoartriti.
Kjo për shkak se gjunjët, njëjtë sikur ijët, bartin shumë peshë trupore.
Simptomat e osteoartritit përfshin dhimbje, zë kërcitje, ënjtje të mëdha, etj.
Ekzistojnë një numër i madh i faktorëve të cilët mund ta rrisin rrezikun për t’u prekur nga kjo sëmundje, duke përfshirë faktorin e moshës (nëse jeni mbi 40 vjeç), nëse jeni grua, nëse jeni mbipeshë, nëse keni histori familjare me këtë sëmundje dhe nëse së fundmi keni pasur lëndime në gju.
Por, përveç këtyre, janë edhe tri aktivitete të cilat mund ta shkaktojnë osteoartritin e gjurit:
Ushtrimet ‘squat’
Ushtrimet ‘squat’ janë bërë një lëvizje e popullarizuar në palestër, por performimi i këtij ushtrimi mund ta rris rrezikun për t’u prekur nga osteoartriti i gjurit.
Poza ‘lotus’
Kjo është pozë e lashtë e jogas ku këmbët kryqëzohen, megjithatë shputat vendosen në kofshën e kundërt. Me kohën, kjo pozë mund të shkaktojë presion të madh në nyejt e gjurit.