Ne përgjithësisht priremi ta pëlqejmë gjithnjë e më pak stinën e ftohtë. Ne sëmuremi më lehtë dhe duket sikur bien në letargji për shkak edhe të ditëve më të shkurtra se nata. Dhe si të mos mjaftonin këto arsye, muajt e ftohtë duket sikur bëjnë kërdinë edhe me ciklin tuaj menstrual.
Sipas Dr. Preethi Daniel, drejtor klinik në klinikën e mjekëve në Londër, është një gjë e njohur për gratë që të ankohen se periodat e tyre po keqësohen ditëve të ftohta.
Ndryshimi kryesor, shpjegon Dr. Daniel, është sa kohë do të zgjasë gjakderdhja juaj. “Ditët e ftohta mund të ketë një ndikim në gjatësinë e ciklit”, tha ajo.
“Një letër e botuar në vitin 2011 zbuloi një nivel më të rritur të hormoneve, frekuencë më të madhe të ovulacionit dhe cikle më të shkurtra me 0.9 ditë në verë krahasuar me dimrin. Kjo u shfaq edhe tek gratë që jetonin në klimat më të ngrohta krahasuar me ato që jetonin në temperatura të ftohta”, shtoi doktori. Dhe në qoftë se jeni personi i cili vuan nga periodat e vështira, asnjë zgjatje e dhimbjes nuk është ajo që ju dëshironi.
Dr. Danieli shpjegoi gjithashtu se femrat mund të ankohen për simptoma më të këqija para menstruacioneve gjatë muajve të ftohtë.
“Dimri do të thotë të kalojmë më shumë kohë brenda, të dalim më pak jashtë dhe të hamë më shumë. Kjo mund të ketë një efekt të keq në simptomat para menstruacioneve pasi është gjetur se gratë që janë më aktive kanë cikle shumë më të rregullta dhe më të menaxhueshme se sa ato që nuk kanë aktivitet fizik”, vuri në dukje ajo.
Në përgjithësi, edhe pse e bezdisshme, konsiderohet normale për të parë këto ndryshime të lehta në periodat tuaja gjatë ditëve të ftohta. Sidoqoftë, doktori tregon se nëse jeni veçanërisht rëndë me ciklin, duhet të kërkoni këshilla nga mjeku juaj i përgjithshëm.