Dy të dyshuar meshkuj të komunitetit ashkali, kanë alarmuar dje komunën e Ferizajt për një raportim mbi një mjet të dyshuar
Mjeti i dyshuar ishte raportuar në afërsi të Kuvendit komunal të Ferizajt. Njësiti për de minim i Policisë së Kosovës kishte dalë në vendin e ngjarjes, dhe pas verifikimit ishte konstatuar se është veç një pako me mbeturina.
Pas kësaj, policia ishte vënë në kërkim të të dyshuarve dhe kanë arrestuar dy persona të dyshuar meshkuj të komunitetit ashka-li, për të cilët besohet se kanë inskenuar rastin.
Me vendim te prokurorit te dyshuarit dërgohen ne mbajtje.