Komuna e Prishtinës ka njoftuar se Qendrës për Mjekësinë Urgjente i janë bashkuar edhe dy autoambulanca të reja.
Sipas njoftimit, pranimin e tyre e ka bërë sot, drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Prishtinës, Bujar Gashi dhe drejtori i QMU-së, Avdyl Pacolli.
“Falë shtimit të numrit të autoambulantave në QMU koha e intervenimit në raste urgjente vazhdon të ulet nën mesataren e 6 minutave”, thuhet në njoftim.