Ekonomia Online
FUNDIT

Dy autobusë me nxënës nga Prishtina dyshohet se janë helmuar në Mitrovicë

Dy autobusë me nxënës nga Prishtina dyshohet se janë helmuar në Mitrovicë

Të paktën 25 nxënës janë pranuar në Spitalin e Mitrovicës me dyshimin se janë helmuar. Ndërkohë, edhe dhjetra të tjerë janë duke u dërguar aty. Bëhet fjalë për dy autobusë me nxënës që nga komuna e Prishtinës kanë shkuar në eskurzion në komunën e Mitrovicës. Të njëjtit janë helmuar në një restorant në Mitrovicë, raaporton […]

Të paktën 25 nxënës janë pranuar në Spitalin e Mitrovicës me dyshimin se janë helmuar. Ndërkohë, edhe dhjetra të tjerë janë duke u dërguar aty.

Bëhet fjalë për dy autobusë me nxënës që nga komuna e Prishtinës kanë shkuar në eskurzion në komunën e Mitrovicës.

Të njëjtit janë helmuar në një restorant në Mitrovicë, raaporton klankosova.
Rastin e ka konfirmuar edhe drejtori i QKMF-së, Fevzi Sulejmani.

“Dy autobusë janë duke i dërguar në spital”, tha ai.

Të ngjashme