Dy burra rrahin dy persona për pronë në Viti, u përdor edhe kallashi

Prishtinë | 05 Kor 2024 | 10:53 | Nga Ekonomia Online

Dy persona kanë njoftuar policinë në Viti se pas një mosmarrëveshje pronësore, janë sulmuar fizikisht nga dy burra.

Sipas raportit policor, njëri nga të dyshuarit ka shtënë me armë zjarri në ajër.

“Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse ku kanë gjetur dhe konfiskuar 7 gëzhoja që dyshohet të jenë të armës AK-47. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, ndërsa të dyshuarit janë në kërkim policor”, thuhet më tej në raport, njofton Ekonomia Online.

Të ngjashme