Dy deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje, Eman Rrahmani dhe Drita Millaku, në seancën e sotme janë zhvendosur nga ulëset e tyre të zakonshme në mesin e Kuvendit për të zënë vend pas deputetëve të PDK-së. Ato ulëse zakonisht janë të rezervuara për deputetë të Listës serbe, raporton Ekonomia Online.
Rrahmani e Millaku pakënaqësinë e tyre e kanë shpërfaqur edhe në momentin e votimin, duke mos marrë pjesë fare. E për t’i bindur ata, ka shkuar edhe shefja e GP të kësaj partie, Mimoza Kusari-Lila.
Nuk dihet se cila është arsyeja e kësaj lëvizje në Kuvend, megjithatë deputeti Eman Rrahmani ka kohë që ka mospajtime me vijën e Lëvizjes Vetëvendosje për çështje të ndryshme.