Dy derbi në Serie A

Prishtinë | 28 Dhj 2024 | 10:39 | Nga Ekonomia Online

Xhiroja e 18-të e Serie A, që është e fundit për këtë vit, do të ofrojë dy derbi.

Të shtunën nga ora 20:45 do të luhet ndeshja Lazio – Atalanta.

Në 12 ndeshjet e fundit në kampionatin italian, Atalanta, nuk ka pësuar disfatë.

Ka 11 fitore dhe një barazim.

Atalanta është në vendin e parë në tabelë me 40 pikë.

Napoli ka dy pikë më pak dhe është në pozitën e dytë.

Lazio në pesë ndeshjet e fundit ka tri fitore dhe dy disfata. Renditet në pozitën e katërt me 34 pikë.

Të shtunën luhen edhe tri ndeshje tjera.

Nga ora 15:00 janë ndeshjet Empoli – Genoa dhe Parma – Monza.

Ndeshja mes Cagliarit dhe Interit zhvillohet nga ora 18:00.

E diela fillon me ndeshjen Udinese – Torino që luhet nga ora 12:30.

Nga ora 15:00 përballen Napoli dhe Venezia.

Juventusi e pret Fiorentinën nga ora 18:00, kurse ndeshja e fundit që luhet të dielën është ajo mes Milanit dhe Romës nga ora 20:45. Është ky derbi i dytë i xhiros.

Të hënën janë dy ndeshjet e fundit të xhiros së 18-të.

Como e Lecce përballen nga ora 18:30, kurse ndeshja Bologna – Verona zhvillohet prej orës 20:45.

Të ngjashme