Pas një pauze katër vjeçare, reality-show BigBrother u rikthye por tani në një format tjetër me personazhe të njohura ‘VIP’. Natën e parë u prezantuan 14 banorë, numër ky që mund të rritet apo zvogëlohet nga eliminimet apo hyrjet nga java në javë.
Big Brother VIP po vazhdon të jetë shumë i komentuar për ngjarjet dhe dinamikën e personazheve brenda shtëpisë.
Këngëtarja Filloreta Raçi e njohur me emrin artistik ‘Fifi’ kaloi dy ditë në “dhomën e dënimeve” së bashku me tre banorët e tjerë; Palomën, Ilirin dhe Arditin pasi kishin thyer disa rregulla.
Mbrëmjen e djeshme ata janë ribashkuar me pjesën tjetër të banorëve dhe më të lumturit nga ky bashkim ka qenë Fifi dhe Graniti. Dyshja janë takuar menjëherë me njëri-tjetrin mes përqafimesh e deklaratash të ëmbla.
Graniti i tha këngëtarës së i është dukur shtrati i saj bosh gjatë këtyre ditëve ndërsa i pyetur nga ajo se sa e ka marrë malli nga 1 deri në 10, ai tha më shumë se 10.
Po ashtu, Graniti e ka surprizuar Fifin në mënyrën më të bukur dhe romantike. Ai ka formuar një zemër me trëndafil e qirinj në shtratin e saj, duke lënë pa fjalë jo vetëm këngëtaren por gjithë banorët.
Fifi dhe Graniti janë komentuar kudo në rrjet si çifti i parë i mundshëm në shtëpinë e “Big Brother VIP”, dhe natën e spektaklit të së martës ata pranuan se mes tyre po lind diçka, duke përshkruar ndjesitë me fjalët më të ëmbla.
Graniti deklaroi një ditë më parë se Fifi i ishte gjendur pranë në momente trishtimi e mërzie, ndërkohë këngëtarja, nga ana tjetër, tha se e shihte modelin si një “mburojë”.