Sfida miqësore e Kosovës ndaj Danimarkës në futboll po afron.
Dy ditë para ndeshjes së Përfaqësueses së Kosovës dhe Kombëtares së Danimarkës, futbollistët janë shprehur të gatshëm të japim maksimumin si vendas në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, raporton Ekonomia Online.
Kapiteni i skuadrës, portieri Samir Ujkani, në një konferencë për medie, pas stërvitjes të së martës, tregoi për gjendjen momentale të ekipit dhe foli për ndeshjen me Danimarkën duke theksuar se futbollistët e Kosovës në çdo ndeshje kanë synime të qarta, fitoren.
“Shumë mirë, sepse kemi pasur shumë kohë që nuk jemi parë. Kemi kaluar shumë mirë këto dy ditë. Jemi në përgatitje për miqësoren me Danimarkën që është një ndeshje shumë e madhe për neve, kundër një kombëtare shumë të madhe. Shpresojmë që mund të fillojmë menihere me një lojë pozitive dhe mentaliteti jonë me e njoftë njëri tjetrin prapë, me e marr sistemin e lojës dhe trajneri si e lyp”, tha Ujkani.
Sipas tij, Kosova ka futbollistë të mirë dhe po marrin eksperienca në klube të ndryshme, andaj edhe shpresojnë se do të befasojnë me fitore.
“Nuk besoj që kemi me majt forcat. Çdo ndeshje e ka rëndësinë e vet. Jemi tu lujt kundër Danimarkës dhe normalisht është një lojë pregatitore për Kampionatin Evropian. Për neve është shumë e rëndësishme me mbajt pozitivitetin në grup. Duhet të jem realist, ne kemi shumë talente, besoj se mundem me befasu si të kemi edhe fat, sepse përvojën jemi tu e rrit secili nëpër klube. Tashmë po luajmë edhe kundër kombëtareve shumë të mdhaja, por besoj që jemi me fat që të kemi pozitivitetin brenda grupit, besoj që do të befasojmë me arrit ndonjë rezultat që mund ta kënaqim krejt popullin tonë”, shtoi Ujkani, raporton Ekonomia Online.
Futbollisti, Milot Rashica, i cili është pjesë e Werder Bremenit, tha se grupi i lojtarëve janë në gjendje të mirë. Sipas tij, ndonëse është një ndeshje tejet e rëndësishme, mund të shihen se ku janë ngecjet për Kampionatin Evropian.
“Është një ndeshje shumë e madhe për neve, është hera e parë që po lujna në një ndeshje kundër një kundërshtari të fortë dhe kemi mundësinë me lujt në shpinë tonë dhe normal duhet të japim maksimumin me lujt sikur me qenë në ndeshje për pikë. Mase që është edhe një miqësore mundet trajneri me e provu edhe lojtarët, kemi edhe lojtarë shumë të mirë. Ka me qenë edhe një test për neve me e pa se ku jemi kundër kombëtareve më të forta dhe me vazhduar tutje”, tha Rashica.
Milot Rashica ka thënë se është i gatshëm të japë maksimumin e tij për Kosovën në cilëndo pozitë në fushë që ia kërkon trajneri.
Ai shtoi se nuk ka rëndësi pozita në fushë për të, pasi është i gatshëm të luajë kudo që e cakton Bernard Challandes.
“Jo deri tash, s’kemi pas bisedime për atë punë. Unë jam i gatshëm të jap maksimumin pavarësisht në cilën pozitë. Normal dallon pak taktika që lujna atje dhe mënyrë qysh lujna këtu. Do të mundohem të përshtatem dhe të jap më të mirën. Pjesa ofensive si e njëjtë për momentin po ec shumë e mirë, e thash është taktika shumë më ndryshe, por edhe këtu jam i kënaqur me të gjitha pozitat”, pohoi Rashica.
Paraprakisht verdhë e katërtit kanë mbajtur stërvitjet nën urdhrat e trajnerit Bernard Challandes.
Kjo miqësore i prinë sfidës së të hënës ndaj Bullgarisë që Kosova e zhvillon në kuadër të kualifikimeve për Euro 2020.