Dy familje (nëntë meshkuj kosovarë) janë përleshur mes vete dje në Podujevë.
Si pasojë, të njëjtit kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor.
Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me një karikator me 7 fishekë dhe një shkop.
Me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt, njofton policia.