Dy fëmijë thuhet se kanë rrëfyer për torturimin dhe vrasjen e një djali trevjeçare, gjatë një sulmi të tmerrshëm.
Trupi i tij i pajetë u zbulua dje në Afrikën e Jugut, vetëm një kilometër larg shtëpisë së tij, transmeton Klan Kosova.
Dy djem, të moshës 7 dhe 8 vjeç, dyshohet se fëmija është lidhur me litar dhe rrahur me gurë.
Gjatë rrëfimit, djemtë thanë se trevjeçari u hodh poshtë një mali. Pastaj, kur ata zbritën pas tij, panë që kishte një prerje mbi kokën e tij.
Të dy fëmijët thanë se kur ata u përpoqën ta zgjonin, ai nuk lëvizte, raporton Daily Mail.
Djali u raportua i zhdukur nga familja e tij pasi nuk u kthye në shtëpi më. Babai i tij beson se tre persona janë të përfshirë në incident.
Kjo për shkak se ai nuk beson se dy fëmijë të vegjël do të kishin qenë në gjendje të lëviznin një trup të vdekur.
Ai tha: “Unë kuptoj se fëmijën mund të luajnë dhe një gabim ka ndodhur, por një person i vdekur është i rëndë”.
“Nuk ka asnjë mënyrë që ata do të kishin qenë në gjendje ta kapnin dhe ta vendosnin brenda një thesi. Ka një të rritur të përfshirë këtu”.
Babai i tij nuk ka ide për kë të dyshojë që mund të donte ta lëndonte atë ose familjen e tij.
“Shumë njerëz nuk më njohin. Edhe sikur të kisha bërë keq, pse ata do të duhej ta vrisnin djalin dhe jo mua?”.