Një femër ka raportuar në Policinë e Kosovës se është rrahur nga një femër tjetër, me ç’rast ka pësuar lëndime të lehta trupore.
Rasti ka ndodhur në Gjakovë të shtunën në mesditë.
Viktima dhe e dyshuara jetojnë në strehimore, sipas njoftimit të Policisë.
Viktima ka marrë trajtim mjekësor, teksa të dyja janë liruar me vendim të prokurorit në procedurë të rregullt.