Dy femra të njohura të ekranit italian kanë lënë pa fjalë teleshikuesit duke dhënë puthje në buzë gjatë spektaklit.
Ilary Blasi, modelja e njohur dhe bashkëshortja e futbollistit Francesco Totti u fotografua duke puthur modelen e njohur Belen Rodriguez gjatë transmetimit të emisionit ‘ Big Brother VIP Italy.’
“Vazhdoj të dridhem, do të doja të zgjaste më shumë”, tha Ilary që është moderatorja e reality show më të ndjekur në Itali.
Asnjëra nuk i përket komunitetit LGTB dhe kjo puthje tregon afrimitetin që kanë me njëra-tjetrën. Modelja Belen ishte e ftuar për të përshëndetur motrën dhe vëllanë e saj që konkurojnë aty. Puthja e tyre, e cila zgjati vetëm pak sekonda do të mbahet mend gjatë pasi ka arritur të shpërndahet me shpejtësi në rrjete sociale.
https://www.youtube.com/watch?v=d2yUxz8MGao