Dy fshatra s’lejojnë ndërtimin e hidrocentraleve në lumin Llap

Prishtinë | 23 Nën 2018 | 09:14 | Nga Ekonomia Online

Banorët e fshatrave Murgull e Brecë të Komunës së Podujevës po e kundërshtojnë ndërtimin e hidrocentraleve në lumin Llap, gjë të cilën po synon ta bëjë një kompani private.

Edhe pse për këtë çështje në shtator të 2017-s banorët kishin bërë peticion, të cilin ua kishin dërguar Komunës së Podujevës dhe Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, komunarët e kanë diskutuar këtë çështje pas një viti, shkruan sot Koha Ditore.

Halim Sinani, i cili e kishte bërë një peticion për Drejtorinë e Planifikimit Urban dhe Mbrojtje të Mjedisit, ka thënë se nuk do të lejojnë që të ndërtohet hidrocentral në pronat e tyre.

“Kompanisë ia kam harruar emrin. Ato sende i ka Komuna që ia ka dhanë pëlqimin për hulumtim. Edhe Ministria ka dhanë leje. Kur të jepet leja duhet me kërkue lejen edhe prej fshatarëve, ato janë krejt prona private nga kalon lumi Llap, përpos lumit që nuk është pronë private”, ka thënë Halim Sinani. “E kemi këqyr në kadastër deri në 3 metra është ma se gjani shtrati i lumit. E tash për me i vendos ata gypa, qysh e kanë parapa gypi është 1.5 metra gjanësi, mundet me shkue edhe deri në 2 metra. Fshatarët nuk pranojnë, e kanë për ujitje, për blegtori”.

Sipas këtij banori që i ka pronat në Murgull, kompania ka tentuar të merrte edhe lejen prej Kuvendit Komunal pa pëlqimin e fshatarëve.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme