Dy fshatra të Isniqit kyçen në sistemin e ujitjes, Peci thotë se po investohet në çdo komunë

Deçan | 04 Kor 2023 | 15:24 | Nga Hasan Hoti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Mbi 1 500 hektarë tokë bujqësore në fshatrat Isniq, Llukë e Epërme dhe Llukë e Ultë do të futen nën sistem të ujitjes, falë mbështetjes së Ministrisë së Bujqësisë.

Ministri i këtij dikasteri, Faton Peci, tha se është i lumtur që këto toka bujqësore po futen në sistem të ujitjes.

Peci ka theksuar se investime po vazhdojnë në çdo komunë dhe se vetëm në Isniq kapin vlerën prej 348 mijë eurosh.

“Kemi kënaqësinë të fillojmë punimet në zgjerimin e kanaleve të sistemit të ujitjes me një distancë prej 1. 5 kilometra e që nënkupton zgjerimin e kapaciteteve të tokave bujqësore për rreth 1 500 hektarë”.

“Në kuadër të investimeve kapitale që Ministria e Bujqësisë është duke zhvilluar në gjithë komunat e Kosovës, investimi më i madh del të jetë mbi bazën e planeve që ne i kemi dakorduar për Isniqin e që është në një vlerë prej 348 mijë euro”, tha Peci.

“Jemi shumë të kënaqur se që nga viti i ardhshëm mbi 1 100 hektarë tokë bujqësore do të futen në sistem të ujitjes, që nënkupton rritjen e prodhimtarisë dhe produktivitetit në nivel të Kosovës”, tha tutje Peci. 

Drejtori i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural në Deçan, Rifat Stojkaj, tha se Isniqi është një nga fshatrat, i cili ka më së shumti fermerë dhe sipërfaqe të mbjella.

“Në kuadër të këtij projekti, parashihen që të ujiten 1500 hektarë tokë. Në këtë projekt janë përfshirë edhe dy fshatrat e tjerë, Llukë e Epërme dhe Llukë e Ultë”, tha ai.

LEXONI EDHE:

Të ngjashme