Dy futbollist largohen nga Prishtina

Prishtinë | 05 Gus 2019 | 14:39 | Nga Ekonomia Online

Prishtina ka njoftuar edhe për dy largime tjera nga skuadra.

Argjend Mustafa dhe Bleon Sekiraqa nuk do të jenë më pjesë e skuadrës së Prishtinës.

Këtë e ka bërë të ditur vet klubi nga kryeqyteti në një njoftimin në faqen e tyre zyrtare.

Argjend Mustafa ka shkëputur kontratën me marrëveshje me klubin, ai ka zhvilluar gjithsej 29 paraqitje me Prishtinën.

Ndërkohë për Bleon Sekiraqës i ka skaduar kontrata dhe tanimë është një futbollist i lirë.

Ja njoftimi i plotë i klubit:

Dy largime nga skuadra

Mustafa e Sekiraqa të lirë

Prishtinë, 5 gusht 2019 – Prishtina dhe Argjend Mustafa me marrëveshje kanë shkëputur kontratën dyvjeçare që ishte në fuqi. Argjend Mustafa, i transferuar edicionin e kaluar nga Trepça ’89, me Prishtinën ka zhvilluar një edicionin duke regjistruar 29 paraqitje (10 zëvendësuar, 9 zëvendësues) duke asistuar në dy gola kampional.

Ndërsa, Bleon Sekiraqës i ka skaduar kontrata dhe është futbollist i lirë. Sekiraqa është fëmijë i Shkollës së futbollit, ndërsa me Prishtinën ka regjistruar 5 paraqitje si zëvendësues, ndërkohë e ka edhe një paraqitje në garat ndërkombëtare kundër Norkoping (0:1).

FC Prishtina i falënderon dy futbollistët duke u uruar sukses në vazhdim të karrierës.

Të ngjashme