Sulmuesi i Manchester Cityt, Gabriel Jesus, dhe mbrojtësi Kyle Walker kanë rezultuar pozitivë me COVID-19, ka konfirmuar klubi anglez të premten.
Gjithashtu edhe dy anëtarë të stafit të klubit kanë rezultuar pozitivë me koronavirus.
Që të gjithë janë vetizoluar.
“Të gjithë në klub u dëshirojmë kolegëve tanë shërim të shpejtë gjatë periudhës së Krishtlindjeve para kthimit në punë, në stërvitje e në gara”, thuhet në deklaratën e Cityt.
Manchester City, i teti në tabelë, të shtunën e pret Newcastle Unitedin para se të përballet me Evertonin të hënën.