Gjigantët anglez, Manchester United dhe Manchester City, thuhet se janë duke ‘luftuar’ mesvete për të siguruar shërbimet e Milan Skriniarit, transmeton Gazeta Metro.
Qendërmbrojtësi sllovak është pjesë e Interit që nga viti 2017 dhe ka treguar formë të lartë, duke marrë vëmendjen e shumë klubeve.
‘The Indepedent’ shkruan se Manchester United ka shprehur interesim serioz për lojtarin, teksa në garë është edhe rivali lokal i tyre, Manchester City.
Në anën tjetër, Interi thuhet se do lejoj largimin e 25 vjeçarit, vetëm nëse ndonjë klub ofron mbi 80 milionë euro.Ndryshe, Milan Skriniar ka kontratë të vlefshme me Interi deri më 2023.