Dy gra keqtrajtohen nga bashkëshortët e tyre, viktimat kërkuan tretman mjekësor

Prishtinë | 27 Nën 2024 | 10:20 | Nga Ekonomia Online

Dy raste të dhunës ndaj grave janë shënuar sërish në Kosovë të ushtruara nga bashkëshortët e tyre, raporton Ekonomia Online.

Në Prishtinë, viktima femër dy ditë më parë ka raportuar në polici se bashkëshorti i saj ka ushtruar dhunë psikike- kanosje.

“Viktima femër shtetase e huaj ka raportuar se bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull shtetas i huaj ka ushtruar dhunë psikike- kanosje  ndaj saj dhe fëmijëve të tyre. Viktima ka pranuar tretman mjekësor dhe me vendim të prokurorit,  me fëmijët e tyre është dërguar në strehimore ndërsa i dyshuari gjendet  në kërkim policor. Rasti në procedurë hetimore”, thuhet në njoftim.

Ndërsa në komunën e Fushë Kosovës dje është raportuar po ashtu një rast tjetër i dhunës ndaj gruas nga ana e bashkëshortit.

“Ankuesja femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar e kishte sulmuar fizikisht. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari gjendet në kërkim policor”, thuhet raportin 24 orësh të Policisë.

Të ngjashme