Dy kadetë të FSK-së diplomuan me sukses në Akademinë Ushtarake në Gjermani

Prishtinë | 10 Dhj 2021 | 10:23 | Nga Ekonomia Online

Në Ambasadën e Kosovës në Berlin u mbajt ceremonia e diplomimit për dy kadetët e FSK-së që përfunduan Akademinë Ushtarake në Gjermani në qendrat profesionale të Bundeswehr.

Në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes thuhet se nëntoger Albert Krasniqi me sukses të lartë ka mbaruar studimet ushtarake me specializim në xhenio luftarake dhe nëntoger Valdrin Talla gjithashtu me sukses të lartë ka mbaruar studimet ushtarake me specializim në logjistikë.

“Me këtë rast diplomat janë dorëzuar tek nëntoger Krasniqi dhe nëntoger Talla nga Shefi i Departamentit për Bashkëpunim Ndërkombëtarë të Bundeswehr, kolonel Christian Schmidt”.

“Në ceremoni kanë marrë pjesë ambasadori Faruk Ajeti, atasheu i mbrojtjes së Kosovës në Gjermani, nënkolonel Besim Gashi, zyrtarë të lartë ushtarakë nga Ministria e Mbrojtjes së Gjermanisë, atasheu ushtarak i Republikës së Shqipërisë, zyrtarë të tjerë të Ambasadës së Kosovës si dhe familjarët e të diplomuarve”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme