Dy klube të mëdha italiane në garë për Zhegrovën

Prishtinë | 13 Nën 2024 | 09:02 | Nga Ekonomia Online

Juventus dhe Roma janë dy klubet që kanë shfaqur interes më të lartë për të transferuar sulmuesin e përfaqësueses së Kosovës që aktivizohet te Lille, Edon Zhegrovën.

Sipas raportimeve të medieve italiane si klubi torinez edhe kryeqytetasit pritet të vazhdojnë nga puna për të tentuar afrimin e Zhegrovës këtë merkato.

Megjithatë, duket se “Bardhezinjtë” janë disi më të avantazhuar në këtë garë, kjo për shkak se “Zonja e Vjetër” ka marrëdhënie të shkëlqyera me agjentin e sulmuesit, Hasn Cetinkaya, përcjell abcnews, duke qenë se është i njëjti person që shiti Denis Zakaria për 20 milionë te Monaco.

Tashmë mbetet për t’u parë se cila do të jetë zgjedhja e Zhergovës në fund, mirëpo ajo që dihet është 25-vjeçari është kthyer ndër lojtarët më të kërkuar të momentit.

Të ngjashme