Dy komandantë amerikanë të KFOR-it vizitojnë kryetarin e Leposaviqit, rikonfirmojnë angazhimin për siguri të të gjitha komuniteteve

Prishtinë | 27 Qer 2025 | 18:30 | Nga Ekonomia Online

Dy komandantë amerikanë të KFOR-it, Peter Hezler dhe Jonathan Lloyd, kanë qëndruar sot për një vizitë në Komunën e Leposaviqit, ku kanë takuar kreun e kësaj komune, Lulzim Hetemin.

Përgjatë këtij takimi, të dy komandantët amerikanë kanë rikonfimruar angazhimin e vazhdueshëm të Komandës Rajonale-Lindje për të mbajtur një mjedis të qetë dhe të sigurt për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë.

“Të tilla takime janë pjesë e rregullt e ndërveprimit të KFOR-it, duke u ofruar komandantëve një kuptim të drejtpërdrejtë të dinamikave lokale, ndërsa promovojnë transparencën dhe besimin e ndërsjellë. Politikisht neutral dhe të përqendruar te komuniteti, këto ndërveprime rrisin ndërgjegjësimin situacional të KFOR-it dhe forcojnë aftësinë e tij për të kryer misionin në mënyrë efektive”, thuhet në njoftimin e KFOR-it.

Të ngjashme