Dy Koretë diskutojnë rreth zbutjes së tensionit ushtarak

Prishtinë | 31 Kor 2018 | 18:57 | Nga

Koreja e Jugut dhe Koreja e Veriut diskutuan rreth zvogëlimit të tensionit ushtarak, por nuk i bënë të ditura për publikun detajet pas bisedimeve ushtarake që u zhvilluan të martën.

Ndërsa, Shtetet e Bashkuara zbuluan aktivitetet e rifilluara në një fabrikë raketash të Koresë Veriore, gjë që bëri synimet e kësaj të fundit edhe më të dyshimta, shkruan Euronews, transmeton Klan Kosova.

Gjeneralët e të dy shteteve shkëmbyen pikëpamjet e tyre për të reduktuar numrin e personelit dhe armëve të zjarrit. Për “demilitarizimin” e zonës së fortifikuar (DMZ), si dhe për gërmime të përbashkëta brenda zonave ku ndodhen eshtrat e ushtarëve të vrarë në Luftën e Koresë gjatë viteve 1950-53.

Sidoqoftë, ata nuk u pajtuan rreth hollësive, të cilat do të diskutohen sërish përmes bisedimeve, deklaroi Ministria e Mbrojtjes së Koresë Jugore.

Ministria gjithashtu shtoi se po planifikon t’i zvogëlojë postet dhe pajisjet e rojës përgjatë kufirit të fortifikuar si një hap fillestar.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme