Dy Koretë diskutuan për ndërlidhjen e rrugëve hekurudhore në kufijtë e tyre, një lidhje fizike që do të ndryshojë marrëdhëniet në gadishullin e ndarë.
Bisedimet, të parat pas 10 viteve ndërprerje për këtë çështje u zhvilluan në qytezën kufitare të Panmunjom, aty ku u nënshkrua armëpushimi i luftës së Koreve (1950-53), në zonën e çmilitarizuar (DMZ).
Një rrugë hekurushore rilidh tashmë Seulin dhe Phenianin nga Sinuiju në kufirin me Kinën.
Ajo u ndërtua nga Japonia në fillim të shekullit XX, shumë më përpara se Lufta e Koreve dhe ndarja e gadishullit.
Lidhja e dy rrjeteve dhe modernizimi i sistemeve të hekurudhave koreano—veriore do t’i ofronte Koresë së Jugut, e cila ka një varësi të konsiderueshme nga eksportet e saj një rrugë tokësore drejt tregjeve kineze, ruse dhe europiane.
Ky fakt do të shënonte gjithashtu një ndryshim të madh për gadishullin, ku nuk ka patur asnjë komunikim të drejtpërdrejtë mes civilëve që prej ndarjes së vulosur nga amnistia e vitit 1953.
Pavarësisht përmirësimit të marrëdhënieve me samitet e zhvilluara mes liderit koreano-verior, Kim Jong Un dhe presidentit koreano-jugor, Moon Jae-in, si dhe mes Koresë së Veriut dhe Donald Trump, Pheniani vijon të jetë nën shënjestrën e sanksioneve dragoniane të OKB-së për shkak të programeve të tij balistike dhe bërthamore.